U përfol për aderim në LDK, reagon Rukiqi

17:43 | 19 Shtator 2022

Berat Rukiqi, është përfolur për hyrje në LDK.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, e ka mohuar aderimin në LDK, siç u raportua të hënën në media.

Në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net, ish-udhëheqësi i OEK e ka mohuar një gjë të tillë, pasi siç thotë ai nuk është në agjendën e tij politika dhe se ka prioritete tjera.

“Politika nuk është në agjendën time, pasi tani për tani kam prioritete tjera”, tha shkurt Rukiqi.

Të hënëm në media u raportua se Rukiqi shumë shpejt do të aderojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Berat Rukiqi ishte në pozitën e Kryetarit të OEK që nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Gjithashtu, Rukiqi për 4 vite kishte ushtruar edhe funksionin e kryesuesit të Bordit të Drejtoreve të KEK-ut.

Komento: