Xhaka me golin e tij ia “terron” Danimarkës

22:24 | 26 Mars 2019

Kombëtarja zvicerane është duke fituar aktualisht.

Zvicra ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen ndaj Danimarkës, në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Fillimisht ishte Freuler, i cili realizoi në minutën e 19-të, shkruan albinfo.ch.

Ai realizoi brenda zonës, një top i ndaluar nga Albian Ajeti, dhe futbollisti zviceran nuk gabon për 1:0.

Golin e dytë e ka realizuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Ai realizoi nga rreth 20 metra një super gola. Xhaka e ka nisur ndeshjen nga fillimi dhe është kapiten.

Komento: