Zvicra nuk qëndroi deri në fund, arrin vetëm barazim ndaj Danimarkës

22:49 | 26 Mars 2019

Zvicra nuk ka mundur që të i merr tri pikë ndaj Danimarkës.

Zvicra ka barazuar me Danimarkën 3:3, edhe pse ishin duke udhëhequr me tre gola në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Fillimisht ishte Freuler, i cili realizoi në minutën e 19-të, shkruan albinfo.ch.

Ai realizoi brenda zonës, një top i ndaluar nga Albian Ajeti, dhe futbollisti zviceran nuk gabon për 1:0.

Golin e dytë e ka realizuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Ai realizoi nga rreth 20 metra një super gol në minutën e 66-të. Xhaka e ka nisur ndeshjen nga fillimi dhe është kapiten. Ai u zëvendësua në minutën e 79-të.

Në minutën e 70-të, Admir Mehmedi hyri në lojë në vend të Albian Ajetin, derisa golin për 3:0 e shënoi Embolo në minutën e 76-të.

Por, Danimarka nuk u dorëzua dhe Jorgensen në minutën e 84-të dhe Gytkjaer në minutën e 88-të, zvogëluan shifrat në 3:2.

Në minutën e 93-të, Dalgaard shënoi për barazimin e kësaj ndeshje në 3:3.

Komento: