Ky është numri i të infektuarve në 24 orët e fundit COVID19 në Shqipëri

18:56 | 20 Shtator 2022

Janë rritur rastet e reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit. Nga 842 testime 114 kanë rezultuar pozitivë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki:

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 114

Të shëruar në 24 orë 128

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 842

Testime totale 1,975,712

Raste pozitive 330,569

Raste të shëruara 326,129

Raste Aktive 851

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 430

Shkodër 101

Elbasan 75

Fier 54

Vlorë 54

Durrës 34

Berat 24

Gjirokastër 24

Korçë 19

Dibër 18

Lezhë 17

Kukës 1

Komento: