Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Rasti ka ndodhur të martën në orën 12:30 në Fushë Kosovës.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj kosovare”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.