Edon Zhegrova befason mësuesen e tij

08:05 | 27 Mars 2019

Është ndër futbollistët me të mrië të Kosovës.

Ylli i Baselit është paraqitur për disa në minuta në barazimin 1:1 të Kosovës ndaj Bullgarisë në ‘Fadil Vokrri’.

Por, para se të kthehet në Zvicër te skuadra e Baselit, Edon Zhegrova ka vendosur t’i rezervojë një befasi mësueses së tij të parë.

19 vjeçari gjatë ditës së martë ka vizituar mësuesen e tij dhe nxënësit e saj në shkollën fillore ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë, pjesë e së cilës shkollë ka qenë Zhegrova.

Kujtojmë se Zhegrova fëmijërinë e ka kaluar në Kosovë, para se të transferohej në Belgjikë te Genk.

Komento: