Boateng shokon tifozët e Barcelonës me deklaratën e fundit

08:46 | 27 Mars 2019

Kevin-Prince Boateng ka lënë pa fjalë të gjithë në Barcelonë kur ka deklauar se lojtari me i mirë me të cilin ka luajtur është Zlatan Ibrahimovic.

I transferuar të gjiganti spanjoll në afatin e janarit, Boateng ende nuk ka arritur të sigurojë vend në përbërjen e parë të Barcelona, përcjell ORAinfo.

Lojtari ghanez ka folur për faqen zyrtare të Barcelonës. I pyetur se cili është lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur ndonjëherë, Boateng ka thënë pa hezitim se ai është Zlatan Ibrahimovic.

Kjo është një përgjigje e habitshme, pasi ia aktualisht luan me Lionel Messin, dhe duket se loja e Messit nuk i bën shumë përshtypje Boateng. /ORAinfo/

Komento: