Po e kërkon Milan dhe Roma, Herrera i thotë ‘PO’ gjigantit evropian

09:59 | 27 Mars 2019

Ylli meksikan pritet të largohet nga Porto në afatin e verës.

Hector Herrera po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë afat kalimtar, ku një numër i madh i skuadrave të mëdha i duan shërbimet e tij.

Por, mesfushori meksikan që aktualisht luan te Porto, është shumë afër të transferohet te Atletico Madrid, përcjell lajmi.

Sipas O Jogo, Herrera është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra spanjolle, ndërsa mbetet pjesa tjetër me anën portugeze.

Atletico Madrid do t’i paguajë 40 milionë euro për ta transferuar meksikanin nga Porto.

Komento: