
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ende po vazhdon.
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tone, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këtë deklaratë, ai e ka dhënë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Gjilanit.
“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë. Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të plotësojë sa më parë kërkesat e sindikatave dhe ta sjellë për miratim Ligjin e Pagave.