Drejtori i Policisë tregon se ka edhe policë të tjerë të përfshirë në rastin e 16 vjeçares

12:03 | 27 Mars 2019

Rasti i vajzës 16 vjeçare nga Drenasi, ishte ai që tronditi tërë vendin. E duket ka zhvillime të reja rreth tij.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në raportimin para Komisionit Parlamentar, ka thënë se në këtë rast është i përfshirë edhe një zyrtar tjetër policor,

Qalaj ka thënë se për këtë rast janë duke u hetuar edhe zyrtarë policorë të tjerë që janë të dyshuar.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Inspektorati Policor nëse mund të marrë masa për rikonstrukturimin e Policisë në Drenas.

“E them se më kanë thënë mos me prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici por ka hetim me të gjerë”, është shprehur Qalaj.

Qalaj në këtë raportim ka folur edhe për numrin e aksidenteve në Kosovë.

Komento: