Policia arrestohen tre persona në Prishtinë

22:00 | 24 Shtator 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona.

Tre persona janë arrestuar të shtunën mbrëma në Prishtinë pasi të njëjtit nuk iu bindën sinjalizimit të policisë për t’u ndaluar në një pikë kontrolli.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pasi tentoi t’i shmanget policisë, vetura raportohet se është ndaluar nga një njësit tjetër patrollues, me ç’rast janë arrestuar tre persona.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur.

Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale” tha Ahmeti.

Komento: