Edhe një ish-ushtar i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale

12:33 | 27 Mars 2019

Po vazhdojnë edhe më tej intervistimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale është duke vazhduar vazhdën e intervistimeve të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Sot gjatë ditës, Organizata e Veteranëve të Luftës ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të prezantohet edhe një bashkëluftëtarë, i cili tashmë ka marrë ftesën për në Hagë.

Konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot më 27 mars 2019, ora 14:30, në selinë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet konferencë për media, ku do të prezentohet një nga bashkëluftëtarët tanë, i cili ka marrë ftesë për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Komento: