Duda Balje kërkon që Qeveria të japë zgjidhje për grevën në arsim

19:00 | 25 Shtator 2022

Greva në arsim po vazhdon edhe më tutje.

Edhe java e fundit e shtatorit do t’i gjejë në grevë mësimdhënësit dhe nxënësit në shtëpi, duke humbur kështu shumë orë mësimore.

Ndërsa kjo ndodhë, Qeveria dhe SBASHK-u, konkretisht kryeministri Albin Kurti dhe Rrahman Jasharaj vazhdojnë të përplasen nga distanca, duke japë lajmin e keq për nxënësit e mësimdhënësit se janë larg një marrëveshje për ndërprerjen e grevës dhe kthimin e nxënësve në bankat shkollore.

Jasharaj tha sot për Reporteri.net se kryeministri duhet të ofrojë një ofertë të pranueshme për ta e jo të bëjë deklaratë bajate, por në anën tjetër nuk ka një ftesë për takim ana e ekzekutivit.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me deputeten e komunitetin boshnjak, Duda Balje, e cila ka konfirmuar se edhe nxënësit e mësimdhënësit nga komuniteti i saj janë në grevë, ndërsa ju ka bërë thirrje Qeverisë të komunikojë e takohet me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje sa më shpejt për ndaljen e grevës.

“Qeveria dhe SBASHK duhet ta gjejnë një zgjidhje që t’i japin fund grevës në arsim. E rëndësishme është që të kthehen fëmijët në shkollë dhe të dyja palët duhet të mendojnë për fëmijët. Nuk duhet të ketë hapësira për inati.

Deri tani nuk kemi pa një vullnet të madh për ta gjendur zgjidhjen, por duhet qeveria duhet të japë zgjidhje pasi që kur e merr pushtetin e di se mund të ballafaqohet me çdo vështirësi. Nëse ka nevojë duhet të ulen çdo ditë dhe të tentojnë të gjejnë zgjidhjen që t’i japin fund grevës. Moskomunikimi është veprim shumë i keq, andaj qeveria ka marrë obligime dhe duhet të këmbëngulin në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Balje për Reporteri.net.

E pyetur rreth paralajmërimeve se mund t’iu ndalen pagat mësimdhënësve, deputetja Balje shprehet kategorike kundër një veprimi të tillë.

Ajo thotë se sistemi arsimor nuk mund të disiplinohet në këtë mënyrë, por duhet të ulen e të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje.

Komento: