Gjykata Kushtetuese blen telefona luksoz, shpenzon mijëra euro

14:17 | 27 Mars 2019

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të pajisen me telefona mobil pa pasur nevojë të fusin “dorën në xhep”.

Ata do të pajisen me telefona mobil nga buxheti i shtetit.

Kushtetuesja do të shpenzojë 6 490 euro për blerjen e telefonave mobil, shkruan ORAinfo.

Zyra e Prokurimit në Gjykatën Kushtetuese ka shpall fitues kompaninë “Ero Gruop” në tenderin e quajtur “furnizim me aparate telefoni (smartphone)”.

Sipas njoftimit nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në këtë tender kanë aplikuar pesë kompani, përderisa fituese ëzshtë zgjedh kompania më e lirë.

Oferta më e shtrenjtë ka qenë në vlerë prej 9 400 eurove, përderisa fituese është shpall kompania që ka ofruar çmimin prëj 6 490 eurove. /ORAinfo/

Komento: