
Këta janë të zgjedhurit në krye të VV-së në gjashtë komuna të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur dje fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme, ku kryetar u rizgjedh Albin Kurti edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.
Kurti mori arriti të marrë 98,60 për qind të votave.
Kundër tij votuan 0,89 për qind, ndërsa 0,51 për qind abstenuan.
Gjatë javëve të vijim procesi zgjedhor në LVV do të vazhdoj me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.
Sipas njoftimit, në këtë proces janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të VV-së. Behar Jashari është zgjedhur kryetar i organizatës Rinia për Vetëvendosje.
Nga të dhënat e publikuara nga LVV, Jashari mori 86.55 për qind e votave për, 7.55 për qind ishin kundër dhe 6.80 abstenuan.
Ndërsa, kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje u zgjodh Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave.
Më poshtë u sjellim të zgjedhurit në krye të LVV-së nëpër komuna:
Dega LVV-së në Prizren
Kryetar i Qendrës, Artan A. Abrashi
Kryetare e Grave, Nora Fetoshi
Kryetar i Rinisë, Ardit Xhaferi
Dega e LVV-së në Pejë
Kryetar i Qendrës, Taulant Kelmendi
Kryetare e Grave, Vlabona Gjakova Taraku
Kryetar i Rinisë, Bleona Kelmendi
Dega e LVV-së në Ferizaj
Kryetar i Qendrës, Fatbardha Reka
Kryetare e Grave, Shqipe Jashari
Kryetar i Rinisë, Diar Hamiti
Dega e LVV-së në Gjilan
Kryetar i Qendrës, Alban Hyseni
Kryetare e Grave, Arijeta Rexhepi
Kryetar i Rinisë, Genc Halimi
Dega e LVV-së Gjakovë
Kryetar i Qendrës, Agon Batusha
Kryetare e Grave, Afërdita Kusari-Kumnova
Kryetar i Rinisë, Vlera Kërleshi
Dega e LVV-së Lipjan
Kryetar i Qendrës, Adnan Rrustemi
Kryetare e Grave, Shahadije Bikliqi-Dragaqina
Kryetar i Rinisë, Blerton Vehapi