
Greva në sektorin publik, LDK mban nesër konferencë për media.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër në ora 11:00 do të mbajë konferencë për media.
Në njoftim bëhet e ditur se konferenca ka të bëjë me grevën në sektorin publik.
Njoftimi i plotë:
Nesër (e martë), më 27 shtator 2022, në orën 11:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.
Ftoheni të përcjellni këtë ngjarje!.