Kosova në dimër do të përballet me reduktime tepër të thella, ja kush e thotë

18:30 | 26 Shtator 2022

Kosova do të përballet me një dimër të vështirë.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova pritet të përballet me “reduktime tepër të thella” gjatë dimrit.

Bajrami tha në Frontal të T7 se në dimër do të jetë situatë “jashtëzakonisht e vështirë”.
“Nëse Kosova nuk do të duhej të ketë reduktime, ne kemi llogaritur që diku 8 milionë duhet me ble rrymë brenda ditës”, tha ajo.

“Kjo besoj që do të na çojë drejt reduktive tepër të thella në dimër dhe kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë”, shtoi Bajrami.

Komento: