Këshilli i Prindërve paralajmëron të martën protestë

22:31 | 26 Shtator 2022

Greva në arsimin kosovar po vazhdon.

Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë, ka paralajmëruar se të martën do të organizojë një protestë për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023.

“Protesta do të mbahet të martën, me 27 shtator 2022, para SH.F.M.U. “Naim Frashëri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:10 deri në 13:00”, thuhet në një njoftim për media.

Ndryshe sot e hënë kanë protestuar edhe prindërit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Faik Konica”.

Komento: