“Ma këpute shpirtin moj Djellza”, shoqja e saj nuk po mund ta besoj se ajo ka vdekur

10:18 | 27 Shtator 2022

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë në moshë të re, Diellza Leku nga Baica e Drenasit.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët në rrjetet sociale.

Ndërsa shoqja e saj Resmije Krasniqi thotë se i është këputur shpirti kur ka dëgjuar për vdekjen.

“Nuk mund ta besoj qe na le aq herët oj Shoqja jeme ma e mira. Ma këpute shpirtin moj Djellza.

Qofsh e xhenetit o shpirt”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërsa ky është njoftimi i familjes:

Të nderuar, familjarë, miqë dhe dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Vajza / Motra jonë,
Diellza Demir Leku (05.10.1999 – 26.09.2022)

Varrimi i të ndjerës do të bëhet me datë 27.09.2022 në fshatin Baicë, nga ora 17:00.

U prefsh në paqe Motër!

Me respekt,
Familja Leku.

Komento: