Një bukën në Fushë Kosovë po kushton më shtrenjtë se herave tjera e po ashtu, më shtrenjtë se në vendet tjera.
Në disa prej furrave në Fushë Kosovë, siç raporton Klan Kosova çmimi për një bukë ka shkruar në 60 cent.
Furrëtarët si arsye për këtë ngritje të çmimit kanë thënë se janë shpenzimet deri tek gatimi i këtij produkteve.
Lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje rreth çmimit të miellit, por nga Shoqata e Mullisëve nuk kanë treguar nëse do të ketë rritje ose jo.