Po e kërkon gjithë Italia, ja ku po përfundon Barella

19:44 | 27 Mars 2019

Sipas Daily Mirror, Arsenal është duke kërkuar Barellën që të zëvendësojë Aaron Ramsey, i cili është në rrugën e tij drejt Juventusit.

Me largimin e Uellsianit nga Gunners për Juventusin, trajneri spanjoll ka shënjestruar mesfushorin e Cagliarit, i cili do të bashkohet me një tjetër mesfushor të Serie A në Lucas Torreira, por Arsenali i parë duhet të kualifikohet për Ligën e Kampionëve për të siguruar që ata kanë fonde në dispozicion përcjell ORAinfo.

Është raportuar se Cagliari nuk do të pranojë një shifër prej më pak se 50 milionë euro pasi ata kanë pretendime për lojtarin i cili do të kërkohet menjëherë pas kësaj vere./ORAinfo/

Komento: