U zëvendësua gjatë lojës me Danimarkën, Xhaka jep sqarimin

20:16 | 27 Mars 2019

Si pasojë e një lëndimi që e ka pasur Granit Xhaka ka thënë se ia ka pamundësuar të vazhdojë ndeshjen Zvicër-Danimarkë.

Zvicra dhe Danimarka kanë barazuar 3:3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Vendasit kishin epërsi 3:0, por kombëtarja e Danimarkës në pesë minutat e fundit arriti të barazonte rezultatin në 3:3.

Ky barazim erdhi pas largimit nga loja të Granit Xhakës, dhe trajneri Vladimir Petkoviq u kritikua shumë për këtë zëvendësim.

“Nuk mund të luaja, në zhveshtore ne folëm për një zëvendësim, por pasi Ricardo Rodriguez duhej të largohej shkaku i lëndimit, kam dashur të jem në dispozicion të ekipit sa më gjatë të jetë e mundur”, ka deklaruar Xhaka, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pas golit tim, i kam dhënë sinjal stolit që duhet të largohem sa më shpejtë. Zëvendësimi ishte i pashmangshëm”.

Komento: