U lëndua në ndeshjen ndaj Serbisë, ja sa lojë do të mungojë Ronaldo

20:36 | 27 Mars 2019

Cristiano Ronaldo është duke i kryer të gjitha testimet pas lëndimit që pati.

Sulmuesi i Juventusit, ka udhëtuar drejt Barcelonës për t’u këshilluar rreth lëndimit në kofshe.

Radio Catalunya raporton se Ronaldo ka udhëtuar në pajtim me Juventusin, klubin e tij që dje njoftoi se portugezi do t’iu nënshtrohet testeve shtesë për ta parë shkallën e lëndimit, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo pritet të kthehet në Torino të mërkurën mbrëma para se ta nisë programin e rikuperimit të enjten.

Siç qëndrojnë gjërat, Ronaldo do të mungojnë në tri ndeshje të Juves në Serie A, kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit.

Ronaldo u lëndua në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian të Portugalisë kundër Serbisë të hënën

Komento: