Vidhet midis Prishtinës kamioni për beton

09:38 | 04 Tetor 2022

Një person është ankuar në polici, se persona të panjohur ia kanë vjedhur kamionin e kompanisë.

Sipas ankuesit, kamioni në momentin e vjedhjes ishte i parkuar në parkingun e kompanisë.

“Rr. Natyra, Dardani 03.10.2022-00:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur kamioni (auto-pompë për beton) i cili ka qenë i parkuar në një; parking të kompanisë”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: