Po qëndron shumë në bankën rezervë, ylli i Milanit ankohet

22:11 | 27 Mars 2019

Mendoj se do të bëhej yll, por nuk ia arriti te Milani.

Samu Castillejo pranon se do të kishte dëshirë të luante më tepër te Milan dhe paralajmëron Sampdoria-n se ekipi i tij është gati për ndeshjen e radhës në Serie A.

Castillejo ka luajtur 31 ndeshje te Milan që kur mbërriti nga Villarreal verën e kaluar, por shumicën e rasteve është futur nga stoli.

“Pjesa e parë ndaj Inter nuk shkoi mirë,” shprehet mesfushori anësor për Sport Mediaset.
“Në pjesën e dytë Milan ishte i fortë dhe me dëshirë për të fituar, por ndeshja nuk shkoi ashtu siç donim ne. Jemi gati për ndeshjen me Sampdoria-n. Doja të luaja pak më shumë, si të gjithë, por është normale.”

24-vjeçari ka përfaqësuar U-21 e Spanjës, por akoma nuk ka marrë ftesën e ekipit të parë.
“Tani është tepër e vështirë pasi ka shumë lojtarë të mirë, por është një objektiv i imi për të ardhmen.”

Komento: