Ajax po i rrëmbën Barcelonës tre super-lojtarë

14:50 | 28 Mars 2019

Barcelona dhe Ajax kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës huazojnë lojtarët.

Ajax duket se do të fillojë ta zbatojë menjëherë atë marrëveshje, duke kërkuar tri transferime nga Barcelona.

Skuadra holandeze po e kërkon transferimin e lojtarëve si, Riqui Puig, Juan Miranda dhe Oriol Busquets, përcjell lajmi.net.

Barcelona me shumë gjasë do ta lejojë largimin e tre lojtarëve në formë të huazimi, në mënyrë që të marrin më shumë eksperiencë.

Ajax do të tentojë t’i kompletojë këto tri transferime me të përfunduar ky sezon.

Komento: