Orët e humbura, Haradinaj u bën presion mësimdhënësve

14:58 | 28 Mars 2019

Sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për orët e humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk duhet të jepen deklarata të vrazhda por duhet të ftohet sindikata e arsimit që të pranojë kompensimin e orëve.

“Sindikata ka mirëkuptim t’i kompensojmë orët e humbura pasi është në interesin e mësimdhënësve e edukatorëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se ministria në nivelin nacional nuk i emëron drejtorët e shkollave kjo është kompetencë e nivelit komunal.

“Nuk është arsye ta jepni një vlerësim tuajin pasi ka të bëjë më fëmijët. Ne duhet të ndalemi dhe t’i kërkojmë sindikatës me respekt t’i kompensojnë orët e humbura”.

Për këtë çështje është duke u debatuar pothuajse më shumë se dy orë.

Komento: