Trajneri i Arsenalit i do me patjetër dy transferime në Arsenal

15:10 | 28 Mars 2019

Unai Emery është në kërkim të dy transferimeve të reja për te Arsenali.

Unai Emery nuk e bëri asnjë transferim në afatin e janarit, gjersa tani është fokusuar te afati i verës.

Trajneri spanjoll ka kërkuar nga skuadra londineze që ta transferojë një anësor dhe një mesfushor në afatin kalimtar veror, përcjell lajmi.net.

Aaron Ramsey dhe Dani Ëelbeck do të largohen në fund të këtij sezoni, andaj Emery i dëshiron dy zëvendësues.

Arsenal ka në dispozicion 80 milionë euro për afatin kalimtar veror, gjersa spanjolli kërkon një shumë më të madhe.

Komento: