Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit

15:27 | 28 Mars 2019

Është shtyer për në orën 16:00 seanca e jashtëzakonshme për lojërat e fatit.

Seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ku pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndalimin e Lojërave të Fatit është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit

Kreu i ekzekutivit prezantoi projektligjin para deputetëve dhe kërkoi që i njëjti të votohet.

“Përmes këtij projektligji ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës. Propozoj ta miratoni këtë projektligj”, tha Haradinaj.

Megjithatë punimet e kësaj seance janë ndërprerë në mungesë kuorumi dhe pritet të vazhdojnë me fillim nga ora 16:00.

Komento: