Galliani nuk e harron Milanin, flet për San Siron

16:51 | 28 Mars 2019

Ish-menaxheri i Milanit, Adriano Galliani, ka ndarë mendimet e tij për çështjen e San Siro.

“Nuk mund ta mohoj se ideja për të shkatërruar ose për të lënë San Siro do të ishte e dhimbshme për mua. Mendoj se ata kanë nevojë për një stadion të ri”, pohoi ai.

“Renovimi i San Siros do t’i detyronte të dyja klubet të luanin në një qytet tjetër për një kohë. Të gjithë flasin për stadiumin e Juventusit, por Juventusi mund të luajë në një stadium që u rinovua para Lojrave Olimpike. San Siro mund të përdoret për ngjarje jo të futbollit. Unë e them këtë si një milanist dhe si qytetar i Milanos dhe unë nuk dua të ndikoj në zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë”, tha Galliani.

Komento: