Malësori jep lajmin e ëmbël, bëhet baba i binjakëve

19:27 | 18 Tetor 2022

Malësori bëhet baba i binjakëve.

Këngëtari i njohur shqiptar, Malësori, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Fatmirja, u bënë prindër të binjakëve të cilët i kanë quajtur, Lurë dhe Lekë.

“Lurë e Lekë, paçi jetë të gjatë e të lumtur. Së shpejti do ta kuptoni sa të bekuar jeni që kini lind shqiptarë. Ju past nana e babi”, ka shkruar ndër të tjera Malësori në Instagram.

Lindja është kryer në QKUK, me ç’rast, këngëtari e ka falënderuar gjithë stafin.

“I falënderoj nga zemra mjekët, infermierët dhe personelin e QKUK-së në Prishtinë. Jeni më të mirët! Në veçanti i falënderoj Dr.Dërgut Aliu(Prishtinë) dhe Dr.Ermal Peci (Tiranë). Ju bekoftë Zoti”, ka shkruar Malësori.

Komento: