Muric e bën shqiponjën në stërvitjen me shokë në Manchester City

23:08 | 28 Mars 2019

Aro Muric ka befasuar sot me veprimin e tij.

Manchester City ka postuar fotografi nga stërvitja e sotme, me futbollistët që janë kthyer në qendrën stërvitore të klubit anglez, pas angazhimeve me përfaqësueset e tyre.

Fotoja që ka ngjallur më shumë interesim për shqiptarët, padyshim që ka qenë ajo me gardianin e Kosovës, Aro Muric, i cili ka pozuar duke bërë shqiponjën.

Ai ishte në fotografi me yjet e Manchester City, si: Aguero, Bernardo Silva e Kompany.

Komento: