Albin Kurtit i shkon veç Ramush Haradinaj në takim!

22:19 | 20 Tetor 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur për të premten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë për KosovaPress se i pari i ekzekutivit duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës dhe se aty ky subjekt politik do t’i ritheksojë qëndrimet e veta.

“Për temën e dialogut, kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak. Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”, ka thënë ajo

Më herët gjatë ditës, edhe PDK ka refuzuar takimin me Kurtin.

I vetmi që pritet të marrë pjesë në takim, nësë ai mbahet, është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Komento: