Lajçak tregon se çka diskutoi sot me Kurtin

22:34 | 22 Tetor 2022

Lajçak i tregon publikut të gjerë çka diskutoi sot me Kurtin.

Miroslav Lajçak ka shkruar në Twitter për t’i treguar opinionit se çfarë ka diskutuar të shtunën me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak të shtunën e vizitoi Kosovën dhe kjo ishte vizita e tij e dytë brenda dy javëve.

Për këtë thotë se në Kosovë ka vizita të rregullta, duke treguar se me Kurtin ka folur edhe për riregjistrimin e targave.

“Në vizitën time të rregullt në Kosovë, jam takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona shumë të dobishme për progresin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, afrimin e afatit të 31 tetorit për riregjistrimin e targave dhe zhvillimet e fundit në fushën e energjisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Komento: