Glauk Konjufca i drejtohet opozitës: Mos u shtyni kush e don NATO’n e Amerikën më shumë, krejt si njëjtë e dojmë

12:08 | 24 Tetor 2022

Konjufca – opozitës: Mos u shtyni kush e don NATO’n e Amerikën më shumë, krejt si njëjtë e dojmë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se NATO’n dhe SHBA’t i dojmë krejt njëjtë.

Opozita e ka kritikuar Qeverinë që në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë 2022-2027 nuk tregohet shumë për strategjinë e integrimit të NATO’s.

“Nuk po besoj që duhet me u shty kush e don më shumë NATO’n dhe SHBA’t, krejt grupet si njëjtë e dojmë”, ka thënë Glauku.

“Grupi Parlamentar që nuk e don SHBA’n dhe NATO’n nuk është në këtë Kuvend”,ka thënë Konjufca referuar Listës Serbe.

Komento: