Ngjarje e rëndë: Axha dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Vrellë të Istogut, arrestohet

09:18 | 25 Tetor 2022

Axha dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Vrellë të Istogut, arrestohet.

Një e mitur është dhunuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Vrellë të Istogut, teksa i dyshuari është arrestuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Klankosova se do të bëjnë kërkesën që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

Klankosova jozyrtarisht merr vesh se i dyshuari ka dhunuar vajzën e vëllait.

Komento: