Qeveria përgatitet për 28 Nëntorit, Qeveria merr një vendim

11:07 | 26 Tetor 2022

Kurti përgatitet për 28 Nëntorit, Qeveria merr një vendim.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar propozim-vendimi për themelimin e një këshilli organizativ për shënimin e ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Albin Kurti e lexoi këtë propozim “për të nderuar këtë festë të madhe kombëtare”, raporton Gazeta Express.

“Për të nderuar këtë festë të madhe kombëtare, propozoj para jush krijimin e këshillit organizativ që do të ngarkohet me përgjegjësi për realizimin e programeve, ceremonive shtetërore me rastin e kësaj feste dhe këtij përvjetori jubilar”, tha Kurti

Shefi i Qeverisë tregoi se këtë këshill do ta kryesojë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Këtë 28 nëntor, Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë.

Komento: