Kurti për targat: Për këto do të flas nga Qeveria

14:07 | 28 Tetor 2022

Targat dhe presioni ndërkombëtar, Kurti: Për këto do të flas nga Qeveria.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat nga bashkësia ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Pas manifestimit tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi I hershëm – Mbijetesë” për kancerin e gjirit, ai u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria.

“Sapo isha në marshin që I dedikohen grave nga kanceri I gjirit, të për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”, ka deklaruar kryeministri.

“Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje”, ka shtuar tutje.

Për në orën 16:00 është thirrur mbledhje e Qeverisë, por që nuk është bërë publike agjenda. Përderisa përfaqësues ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që vendimi për ndërrimin e targave të shtyhet edhe për një periudhë.

Komento: