Murati: Buxheti i ndarë për FSK-në do të jetë 123 milionë euro

18:21 | 28 Tetor 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një konference për media, ka bërë të ditur se buxheti i ndarë për FSK-në do të jetë 123 milionë euro.

Ai u shpreh se kjo paraqet një rritje prej 20 për qind, krahasuar me buxhetin e vitit aktual.

“Buxheti për FSK-në, për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë 123 milionë euro, pra paraqet një rritje prej 20 për qind, krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, u shpreh ai.

Komento: