Arrestohen dy persona për mashtrim me bileta udhëtimi

09:06 | 29 Tetor 2022

Arrestohen dy persona për mashtrim me bileta udhëtimi, fituan jashtëligjshëm 60 mijë euro.

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë përfituar jashtëligjshëm 60 mijë euro gjatë periudhës 2021-2022.

Të njëjtit nga persona të ndryshëm kanë rezervuar bileta udhëtimi në relacion Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, udhëtime këto që nuk u realizuan kurrë, njofton Klankosova.tv.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarve u janë sekuestruar edhe 35 mijë franga që i kishin me vete gjatë momentit të arrestimit.

“Prishtinë (NN) 2021-2022 – NN. Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar. Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Komento: