Pasi u shndërrua në bionde, Bora Zemani e ndryshon edhe emrin!

08:44 | 30 Tetor 2022

“Dancing With the Stars” është duke vazhduar në Shqipëri dhe gara është duke u bërë gjithnjë e më interesante.

Sigurisht njëra prej personazheve që mori fokusin e mediave ishte edhe mideratorja e këtij eventi, Bora Zemani.

Moderatorja shqiptare edhe në këtë rast ka qenë në qendër të vëmendjes me paraqitjen e saj, ku ka pasur të veshur një fustan transparent të gjelbër, e ku ajo tregon trupin e saj të tonifikuar, përcjell ORAinfo.

Mirëpo ajo qe mori gjithë vëmendjen ishte transformimi në pamje i Borës.

Ajo është shndërruar në bionde, ku u duk shumë joshëse. Madje moderatorja e ka ndërruar edhe emrin, duke e quajtur vetën, Elvira.

A po ju pëlqen Elvira në këtë pamje? /ORAinfo/

Komento: