Simeone nuk po e imagjinon Atleticon pa këtë futbollist

20:47 | 29 Mars 2019

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone nuk po mund ta imagjinon të ardhmën e skuadrës pa yllin kryesor, Antonie Griezmann.

Ylli francez ka rrolin kryesor në skuadrën e tij, dhe kontrata e tij skadon në vitin 2023. Simeone nuk dëshiron as ta mendoj një largim të mundshëm të Griezmann gjatë verës.

E ardhmja e numrit 7 të Atletico ishte në pikëpyetje edhe sezonin e kaluar, por edhe tash janë rritur zërat për një largim të tij drejt Barcelonës.

“Sinqerisht, nuk jam i shqetësuar për problemet e Griezmann” ka thënë Simeone për mediet, transmeton lajmi.net.

“Ai është kapiteni i Atletico Madrid. Ai gjithmonë është përgjigjur me futboll, me fakte” ka thënë tutje ai.

“Tani ne kemi ndeshje të rëndësishme, në të cilat ai duhet të përgjigjet” ka vazhduar argjentinasi.

“Nuk mund ta imagjinoj sezonin tjetër pa të, sepse ai ka kontratë me skuadrën dhe është njëri nga kapitenët. Ai dha gjithçka që kur erdhi” ka thënë në fund Simeone.

Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, Atletico kthehet për të mbyllur serinë prej dy humbjeve.

Komento: