Punë e kryer! Griezmann te Barça

21:22 | 29 Mars 2019

Duket se Griezmann do të vesh fanellën e Barcelonës.

Griezmann është lidhur me disa zëra që e largojnë atë nga ‘Wanda Metropolitano’ tash e disa vite, por duket se këtë verë ai do të largohet me të vërtetë nga Madridi.

Javëve të fundit është raportuar se fituesi i Kupës së Botës do të largohet drejt Barcelonës.

Ish ylli i Paris Sainte Germain, Jerome Rothen beson se 28 vjeçari do të mbrojë ngjyrat e Barelonës sezonin e ardhshëm.

“Mund të them nga burime të sigurta se Antoine Griezmann do të shkojë tek Barca në verën e ardhshme” ka thënë Rothen për ‘RMC Sport’.

Rothen është pikërisht ai që sezonin e kaluar tregoi se Griezmann do të qëndronte me Atletico Madrid, kur të gjithë prisnin largimin.

Komento: