Bombë nga Spanja: Paul Pogba i ofroi Real Madridit

12:27 | 30 Mars 2019

Ylli i Manchester United, Paul Pogba thuhet se është ofruar gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Francezi ka qenë i lidhur me një lëvizje në Real gjatë javëve të fundit, ndërsa thashethemet në Spanjë tani pas rikthimit të Zinedine Zidane janë rritur.

Sot gazeta spanjolle Marca raporton se mesfushori francez i është ofruar me të vërtetë Los Blancos, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës, edhe pas zyrtartarizimti të Ole Gunnar Solskjaer, Pogba nuk ka shumë synim të qëndrojë në United.

Pritet të shihet ditëve në vazhdim nëse vërtetë Paul Pogba do të largohet nga Manchtester United për t’iu bashkuar Real Madridit. /ORAinfo/

Komento: