“Nuk më foli tri ditë”, Anita zbulon reagimin e Ramushit kur pa promon e “Dance Albania”

09:55 | 10 Nëntor 2022

Prezantuesja kosovare, Anita Haradinaj, ishte pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”.

Për shkak të një lëndimi në gju, Anita u detyrua të largohej nga ky spektakël.

Së fundi ajo ka dhënë detaje rreth eksperiencës së saj në këtë spektakël.

Moderatorja u shpreh se Ramushi si ka folur me ditë të tëra pasi pa promon e emisionit.

“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te “Dance Albania”, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha.

Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”.

Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”, tha ajo në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan.

Komento: