Dalin detaje të reja, ky ishte fajtori i tragjedisë ku humbi jetën Sala

13:04 | 30 Mars 2019

Vdekja e futbollistit argjintinas, Sala kishte tronditur botën.

Kanë kaluar mbi dy muaj që nga rrëzimi i avionit në kanalin anglez që i kushtoi jetën e Emiliano Sala dhe pilotit të tij.

Së fundmi “BBC Ëales” ka publikuar një detaj të ri sipas të cilës piloti, David Ibbotson nuk kishte kualifikimin e duhur për të fluturuar natën.

David Ibbotson besohet që nuk i ka dalluar ngjyrat prandaj në licencën e tij shkruhej se ai duhej të fluturonte vetëm gjatë ditës.

Futbollisti,Sala vdiq në moshën 28-vjeçare ndërsa ishte duke fluturuar me avionin “Piper Malibu” për të shkuar nga Nante drejt Cardiffit.

Aviacioni Civil i Britanisë së Madhe nuk ka dhënë ndonjë koment rreth licensës së pilotit.

Komento: