Vjen lajmi “bombë”, ky është ekipi i ri i Sarrit

16:42 | 30 Mars 2019

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri thuhet se është në pozitë favorite për t’u bërë menaxher i Romëve në sezonin e ardhshëm.

Blutë janë aktualisht në vendin e gjashtë në Premier Ligë dhe sfida për katër të parët duket të jetë rrëshqitur.

Ata ende janë në Ligën e Evropës, por duket e pamundur që Sarri do të qëndrojë në Chelsea si menaxher i klubit për një kohë të gjatë përcjell ORAinfo.

Është e njohur se Roma kanë qenë të interesuar në Sarri në kohët e fundit, veçanërisht pas shkarkimit të Eusebio di Francesco. Por SportItalia deklaron se Roma po bëjnë presion të madh ndaj Sarri për t’u siguruar që ai të bëhet trajner i ardhshëm i Giallorossi në sezonin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: