Rashica nuk di të ndalet, ekipi i tij arrin rekord

17:22 | 30 Mars 2019

Ai po shkëlqen në futbollin gjerman.

Milot Rashica ka shënuar sërish këtë javë për Verder Bremen.

Sulmuesit të Kosovës i kanë mjaftuar vetëm tre minuta lojë për të ndëshkuar Mainzin për javën e 27-të të Bundesligas.

Rashica mori një top të gjatë dhe krijoi hapësirën e nevojshme për të shkuar i lirë drejt portës, shmangu portierin kundërshtar me qetësi dhe më pas shënoi me portën bosh.

Ky është goli i 8-të për Rashicën me Verder Bremenin, duke zhvilluar një sezon fantastik, sidomos në vitin 2019.

Ndërsa për klubin ky gol është rekord më vete sepse ka shënuar në 28 ndeshje radhazi në Budesliga, pothuajse 1 vit që Verder shënon në çdo ndeshje.

Komento: