Messi “mbret” i futbollit, arrin edhe dy rekorde të mëdha

19:36 | 30 Mars 2019

Messi padyshim është yll i futbollit botëror.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka vazhduar të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror.

Barcelona ka fituar ndaj Espanyolit me rezultat 2-0 në derbin lokal të vlefshëm për javën e 29-të në La Liga.
Fitorja e klubit nga Camp Nou erdhi falë magjisë së argjentinasit, Messi, i cili shënoi të dy golat, ku njëri erdhi nga gjuajtja e lirë.

Me këto dy gola, Messi e sheh veten në një arritje të madhe sa i përket shënimeve, duke arritur kuotën e 30-të e më shumë golave sezonal në La Liga. Përveç kësaj, ylli argjentinas koleksionon edhe një rekord sa i përket fitoreve në kampionatin spanjoll.

Messi tashmë ka 334 fitore në La Liga duke barazuar rekordin e dy portierëve legjendar, Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta.

Komento: