Ronaldo ia jep lajmin e madh Milanit

21:16 | 30 Mars 2019

Ronaldo vazhdon të i mungojë Juventusit.

Numërimi mbrapsht ka nisur. Cristiano Ronaldo kërkon me çdo kusht të jetë në fushë kundër Ajaxit të Amsterdamit, më 10 prill, në sfidën e parë çerekfinale të Championsit.

Kjo është arsyeja që përtej impenjimit për një kontratë me sponsorët, CR7 kishte planifikuar edhe një vizitë në klinikën Corachan, për rigjenerimin sa më të shpejtë të indit muskulor nëpërmet një terapie të veçantë dhe avangardë, që mund ta shkurtojë nga 35-50% kohën e riaftësimit.

Nga Barcelona vijnë konfirmimet për praninë e portugezit në këtë klinike, që vizitohet nga shumë futbollistë e ku së fundmi janë vizituar disa lojtarë të Romës.

Ekzaminimet e mëtejshme janë planifikuar në fillim të javës, për të verifikuar sesi po rikuperohet pjesa e dëmtuar e muskulit.

Sikurse njofton “Corriere dello Sport”, nuk përjashtohet një tjetër vizitë “blitz” në Barcelonë ditët në vazhdim. Kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga përballja me Ajaxin, në kampin bardhezi mbeten në ankth për gjendjen e CR7. Tashmë është e sigurt që do të humbasë ndeshjet me Empolin, Cagliarin dhe Milan, por ndaj “harkëtarëve” dëshiron të jetë me çdo kusht.

Komento: